Ai nuk është vetëm kampion brënda fushës së lojës me klasin dhe golat e
tij por edhe jashtë saj me imazhin që transmeton. Edhe pse është një
ndër futbollistët më të mirë të dekadave të fundit, çuditërisht ylli
portugez i Real Madrid, Cristiano Ronaldopërfiton më shumë jashtë
stadiumeve se sa brënda tyre. Por kjo e ka një arsye: imazhi.
Luzitani është një ndër futbollistët dhe njerëzit e famshëm më të
dashur nga femrat dhe jo vetëm. Numri i fanseve të tij është disa
dhjetëra milionë në shumë vende të botës. Edhe partneret që ka patur në
krah të tilla kanë qënë: të shumta dhe nga vende të ndryshme.
Aktualisht Ronaldo është në një lidhje me modelen ruse Irina Shayk,
një nga lidhjet e tij që kanë zgjatur më shumë dhe me të cilën pritet
edhe të martohet.
Por më parë CR7, si te Manchester United ashtu edhe te Sporting
Lisbona, ka patur disa të dashura ku disa prej tyre janë emra të njohur
të showbizz-it.
Kim Kardashian, Paris Hilton, Raffaella Fico dhe Imogen Thomas, janë disa prej të dashurave të portugezit.