Rottweil: Kush kishte menduar se boksieri i shquar nga Kosova Luan
Krasniqi, ndonjëherë do të përdorë grushtat ndaj Familjarëve të tij. E
vërteta është se ai ka rënë në konflikt me vëllezërit e tij për shkak të
pronës familjare. Ishte data 6 Maj e këtij viti, kur Luan Krasniqi
shkoj të vizitoj nënën e tij e cila ishte shtruar në Spital për tu
operuar. Vetëm ca minuta para se Nëna të hyj në sallën e operacionit, ku
të pranishëm ishin edhe familjarët tjerë, arriti edhe Luan Krasniqi.
Menjëher pas hyrjes së Nënës në Sallën e operacionit, mes vëllezërve dhe
familjarëve ka filluar një grindje mes tyre. Personali i spitalit
informon se Luani ka goditur njërin nga vëllezërit me grushta në kokë
ndërsa nipi i tij poashtu është grushtuar nga Luani. E tërë grupa ka
pushuar së grushtuari, por që kjo tollovi vazhdoj edhe më tutje para
Spitalit. Dëshmitarë të rastit kan informuar policinë e cila arriti me 4
vetura në vendin e ngjarjes. Të dyja palët e familjarëve janë ndarë nga
policia së rrafuri. Policia ka spjeguar se Nipi dhe vëllau i Luanit
kishin ngritur padi para Gjykatës, por që pas ca muajve, kjo padi është
tërhequr prapa duke spjeguar gjykatës se është bërë një marrëveshje
paqësore mes familjarëve. Siq duket kjo marrëveshje nuk ka arritur të
mbahet ashtu siq thot tradita. Para Gjykatës vëllau i luanit së bashku
me nipin kan ngritur prap akuzën dhe kërkojnë nga Luani si dëmshpërblim
për grushtimet 1200 për Nipin dhe 2000 Euro për vëllaun. Luani refuzon
të paguaj këto para dhe para Gjykatës refuzon të ketë goditur ata të dy,
përderisa personali i spitalit spjegon se ka pasur grushtime nga ana e
Luanit. Avokati i Vëllaut të Luanit si dhe djalit të tij spjegon se Luan
Krasniqi është në konflikt të rëndë me vëllaun e tij për shkak të
Pronës së patundshme në Kosovë apo edhe vetë në Gjermani. Të dyja palët
kan akuzuar njëra tjetrën se mbajnë armë në shtëpi dhe se ditën e rsatit
Luani kishte armë me vehte, gjë që shtyri gjykatën të dërgoj policinë
për kontrollimin e dyja shtëpive për armë. Gjykata, perkatesisht
prokurori i Gjykates z. Frank Grundke ka spjeguar se të dyja palët kan
tërhequr paditë, por që akuza vazhdon përmes një proqesverbali civil dhe
jo atij shtetëror. Avokati i vëllaut të Luanit z. Bernhard Mußgnug nga
Tüttlingen-i spjegon qartë se Luani duhet ti paguaj dëmshpërblimin për
grushtimet dhe se nuk ka ndërmend të ndalet, qoftë edhe deri në
instancën më të lartë të Gjykatave. Tani siq duket ky proces civil do
vazhdoj muaj me radhe, ku gjykata do te vendos se a do ftohen
deshmitaret te cilet ishin te pranishem nga familja si dhe ata te cilet i
takonin personalit te spitalit. Duke u bazuar në këto informacione
marrë nga Gjykata, nga dëshmitarët e spitalit dhe nga avokatura e palës
së dytë, pc-netz.ch ka kërkuar informata edhe nga bashkëfshatarët e Luan
Kransiqit në Kosovë. Sipas informatave të mbledhura, Luan Krasniqi ka
pak persona të cilët shofin atë si një njeri të drejtë por vetëm si një
person me një imazhë të thyer ndaj familjarëve të tij.
Shikoni vide0n ne linkun ktu p0sht: