Nuk mund t’i ndante as sytë e as… duart Cristiano Ronaldo nga e
dashura e tij Irina Shayk. Çifti kishte shkuar në stadiumin “Bernabeu”
për të ndjekur një ndeshje të skuadrës së asit të Real Madridit.Por siç e
shikoni edhe në foto, Ronaldo nuk e kishte fare mendjen tek fusha e
gjelbër, por vëmendjen e kishte drejtuar nga modelja ruse.
Marrëdhënia dashurore me futbollistin portugez e ka përmirësuar
dukshëm karrierën e Shayk, e cila kohët e fundit është në epiqendër të
revistave dhe agjencive të modës.